http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sherbimi informatov shteteror ndihmon me informacione prokurorine e pergjithshme, e cila po ndjek me perparesi hetimet per vrasjen e bankierit Artan Santo.
Kreu i Sherbimit Sekret Visho Ajazi Lika eshte takuar ne organin qendror te akuzes me Kryeprokurorin Llalla, me te cilin ka diskutuar mbi atentatin mafioz ne qender te ish bllokut. Burime te prokurorise bejne te ditur se dy zyrtaret e laret kane biseduar ne lidhje me informacionet qe ka SHISH per kete ngjarje, kryesisht mbi konfliktet e mundshme te Santos per shkak te detyres se tij si drejtues banke. Te njejtat burime pohojne se ne qender te bisedes kane qene dhe vrasesit me pagese, per njerin prej te cileve dyshohet se mund te kete ardhur nga Kosova.
Me heret gjate dites Llalla takoi edhe dy prokuroret qe kane ne duar dosjen: Petrit Fusha dhe Arben Nela.
Hetimet e oreve te fundit u perqendruan ne zonen Fushe-Kruje-Lezhe, per shkak se aty dyshohej qe ndodhej motorri i perdorur ne vrasje. Por edhe dy te shoqeruarit e oreve te vona te se premtes ne Lezhe, jane lene te lire.
Ndersa ne Tirane, prokuroret i kane kerkuar kompanive celulare te dhena per tabulatet qe zbardhin telefonatat e bera nga zona e ish bllokut ne momentin e krimit. Dyshohet se atentatoret kane bere nje telefonate, permes te ciles mund te zbulohen. Nga ana tjeter, filmimet e zbardhura te kamerave te sigurise po shqyrtohen ne laboratorin shkencor te policise, per te zbuluar ndonje detaj qe mund te ndihmoje grupin hetimor.