Basha: S'ka siguri me Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka përkeqësuar çdo aspekt te jetës se shqiptareve. Gjate kuvendit zgjedhor te degës se PD-së ne Elbasan, Basha theksoi se mungesa e shpresës me ketë mazhornace është togfjalëshi qe po shoqëron qytetaret. Basha theksoi se ne vend është rritur ndjeshëm pasiguria për jetën.
"Përkeqësim në rend, përkeqësim në siguri, përkeqësim në ekonomi, mekje, ngricë, asnjë dritë në fund të tunelit. Mungesa e shpresës është togfjalëshi më i shpeshtë në gojën e të rinjve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Ku sipërmarrja është në goditje të vazhdueshme të taksave më të larta dhe të pasigurisë ligjore, ndjehet në kufinjt e mbijetesës dhe të falimentimit dhe po derdh në rrugë të papunë çdo ditë ku numri i vrasjeve, i tentativave për vrasje, i grabitjeve, i sulmeve kundër jetës dhe pronës së qytetarëve është rritur muaj për muaj krahasuar me muajt pararendës të vitit 2013, vit i vështirë sepse ishte vit elektoral", tha Basha.
Sipas Bashes opozita do t'u përgjigjet emërimeve ne postet drejtuese te personave te inkriminuar, me zgjedhje te njerëzve te përkushtuar.