Korçë, unaza e qytetit rrezik për kalimtarët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Unaza e qytetit të Korçës në pjesën më të madhe të saj është kthyer në shqetësim jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për qytetarët që kanë banesat në të dy anët e saj. Që nga ndërtimi i kësaj unaze rreth 3 vjet më parë, në këtë aks rrugor kanë humbur jetën tetë persona, pasi segmentit i mungojnë elementet që disiplinojnë trafikun, përfshi këtu semaforët, sinjalistikën dhe ndriçimin. Kjo është arsyeja që banorët ndihen të frikësuar sa herë kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Nisur nga numri i aksidenteve, sektori i qarkullimit rrugor në Korcë i ka kërkuar bashkisë vendosjen e sinjalistikës në këto kryqëzime, pasi në këto kushte edhe për rrugorët është i pamundur disiplinimi i trafikut në pjesën më të madhe të unazës. Ndërkohë, e kontaktuar nga Vizion Plus, Benila Terova, nënkryetare e Bashkisë së Korçës ka bërë me dije se shumë shpejt në kryqëzimin tek rruga e Kolonjës do të vendoset një rrethrrotullim që do të lehtësojë trafikun. Sipas saj, mungesa e ndriçimit vjen për shkak të vjedhjeve qe i bëhet kabllove elektrike. Por bashkia nuk e ka marrë ende në dorëzim segmentin e unazës, pasi firmat që kanë kryer punimet nuk kanë mbyllur procedurat ligjore me bashkinë.

Free Traffic Exchange