http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Agjenti biologjik që do të përdoret në Parkun e Divjakës është Baccillus Thuringensis, një bacil që ka efekt te larvat dhe nuk i lejon ato që të kalojnë në stadin pasardhës. Në aksionin e nisur në Divjakë u përdorën pompa spërkatëse të dy llojeve për të bërë dezinsektimin e mushkonjave. Ndërkohë që siç shpjeguan edhe specialistët do të përdoret edhe shërbimi i avionëve, të cilët do të bëjnë nga ajri spërkatjen me kimikatin përkatës të vendeve ku riprodhohen mushkonjat. Ekspertët italianë, si dhe specialistët shqiptarë shpjeguan edhe efektet që ka ky kimikat. Sipas tyre, dezinsektimi nuk ndikon në asnjë rast negativisht te mjedisi, si dhe te njerëzit që janë përreth zonave ku kryhet spërkatja. Procesi i dezinsektimit në vendin tonë do të zgjasë deri në muajin tetor.