Shkup, pikëpyetjet e integrimit. Interviste me Z.Fatmir Besimi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Integrimi në Bashkimin Europian dhe në NATO i Maqedonisë, prej vitesh mbetet i bllokuar, si pasojë e konfliktit me greqine per ceshtjen e emrit. Qeveria e porsazgjedhur në Shkup synon t'u japë një dinamikë të re negociatave me Athinën. Por për këtë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Fatmir Besimi, në një intervistë për "Vizion Plus" shprehet se duhet një rol shumë më i madh edhe i faktorit ndërkombëtar, për të mos e lënë çështjen vetëm në dorën e dy vendeve përkatëse. Zoti Besimi shton se qeveria e re në Maqedoni ka një strategji të qartë për përparimin në fushën e integrimeve euroatlantike. Përgjegjësi për marrëdhëniet me Europën në ekzekutivin e Nikolla Gruevskit përshëndet edhe marrjen e statusit kandidat për në BE nga Shqipëria. Sipas Besimit, ky është një sinjal i qartë që mban gjallë shpresën për zgjerimin e unionit, si dhe një përgjigjje e fortë për euroskeptikët. Kohet e fundit ne Maqedoni jane shenuar disa incidente me sfond etnik,. Por zv/kryeministri Besimi thote se megjithe keto tensione qe vijn e kohe pas kohe, shqiptaret dhe maqedonasit kane nje pikesynim: Bashkimin Europian.

Free Traffic Exchange