Greqia për kufirin detar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas marrjes së statusit të vendit kandidat, Greqia i rikujton Shqipërisë reskpetimin e marrveshjes për kufirin detar. Numri dy i qeverisë greke dhe ministeri i Jashtëm Evangjelos Venizelos nga Luksenburgu, pasi përshëndeti vendimin për statusin i ka dërguar mesazh Tiranës zyrtare të respektojë të drejtën ndërkombëtare përfshi dhe atë detare. E pyetur nga Vizion Plus nëse marrëveshja e ujërave detare me Greqinë do ta kushtëzojë Shqipërinë në procesin e hapjes së negociatave, Ministrja e integrimit Klajda Gjosha thotë se nuk e beson një gjë të tillë. Marrëveshja e parë për kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë është hedhur poshtë nga gjykata kushtetuese dhe aktualisht dy qeverite janë në proces negociatash.