http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bregu i Lumit Drin në qytetin e Lezhës do të ketë një pamje tjetër duke u shndërruar në një shëtitore. Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e saj, në një gjatësi prej 2 kilometrash. Shëtitorja do të përshkojë të gjithë qytetin. Ajo është projektuar të ketë më shumë gjelbërim, ndriçim dhe stola pushimi duke e kthyer Lezhën në një qytet më tërheqës për banorët dhe vizitoret e saj. Ky investim prej 30 milionë lekësh, është mundësuar nga Ministria e Mjedisit. Punimet për ndërtimin e shëtitores pritet të përfundojnë brenda këtij viti. Parashikohet që përgjatë saj të mbillen rreth 4 mijë pemë dekorative.