http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ndërsa pritet publikimi i rezultateve zyrtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që do t'i hapë rruge negociatave për formimin e qeverise, përfaqësuesit e listës serbe kanë thënë se kanë kushtet e tyre për të qene pjese e kabinetit të ri. Kërkesa kryesore e tyre është formimi i bashkësisë së komunave serbe në veri, pikë kjo që është dhe një nga pikat e marrëveshjes së prillit në Bruksel. Një tjetër çështje që do të shtrojnë në tryezën e negociatave është ndërprerja e privatizimit në qytetet me shumicë serbe në Kosovë dhe mbështetje ekonomike nga ana e qeverisë në Prishtinë. Këto kushte, përfaqësuesit serb i kanë përcaktuar pas takimit që kanë patur me kryeministrin serb Vuçiç në Beograd. Lista serbe do të jetë pjese e qeverisë së Kosovës pavarësisht nëse koalicioni i ri do të formohet nga partitë opozitare AAK-LDK dhe nisma apo nga një aleance tjetër nga partia Demokratike e Kosovës.