Vrasja e biznesmenit, policia aksion me helikopter - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekzekutimi i biznesmenit 58-vjeçar Artan Santo dyshohet eshte bere nga persona profesioniste te cilet e kane ndjekur ne nje itinerar te miremenduar. Grupi i prokuroreve dhe i oficereve te policisë gjyqësore te mbërritur menjëherë ne vendngjarje kane sekuestruar kamerat e sigurisë përgjatë gjithë rrugës "Ismail Qemali" në zonën e ish-Bllokut, si dhe kamerat e bankës te cilat duket se e kane fiksuar momentin kur është qëlluar mbi biznesmenin. Por megjithatë, identifikimi i autoreve duket se do te jete i vështirë pasi ata kane qene te maskuar dhe me skafandër. Sipas informacioneve paraprake autorët kanë kryer ekzekutimin dhe janë larguar duke mos lene asnje gjurme. Nje prej dëshmitarëve okularë, i cili ka pare te gjithë ngjarjen ka qene roja i sigurisë i bankës. Mësohet se me dëshminë e tij ai ka ndihmuar në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes, por ka deklaruar se e ka patur te pamundur te ndërhynte. Dy personat që qëlluan biznesmenin janë larguar me motor direkt nga vendi i ngjarjes. Një prej policëve të qarkullimit ka tentuar t'i ndjeke deri në Urën e Gjollës në Fushë Krujë madje edhe i ka qëlluar, por atje ka humbur gjurmët. Policia ka listuar dy emra dhe ka dy fotot e personave qe dyshohen per atentatin ndaj biznesmenit. Sipas policisë, keta persona jane me banim ne Fushë-Krujë, ndaj dhe drejt këtij qyteti janë nisur një grup i drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe sektori i Krimeve të Rënda ndërsa ne ndjekje te autoreve jane angazhuar edhe dy helikopterë te policisë. Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe ne te gjithë qytetet, sidomos ne ato qe janë afër pikave kufitare.