Fullani për rritjen ekonomike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në gjashtë muajt e parë të vitit ekonomia shqiptare ka patur përmirësim, dhe pritet që të prodhojë rritje ekonomike më të lartë se një vit më parë. Shkakun kryesor për këtë e ka dhënë politika fiskale që ka ndjekur qeveria, si me uljen e disa taksave të cilat kanë reflektuar edhe në uljen e çmimeve të produkteve, ashtu edhe te kontrolli që i po i bëhet buxhetit. Në konferencën e përmuajshme, guvernatori Ardian Fullani tha se kjo periudhë ka patur çmime më të ulta, ndërsa të ardhurat në buxhet janë rritur me afro 10%. Megjithatë banka e shqipërisë i ka kërkuar qeverisë që të bëjë kujdes me shpërndarjen e shpenzimeve publike. "Banka e Shqipërisë dëshiron të sjellë në vëmendje nevojën për një shpërndarje më të njëtrajtshme të shpenzimeve dhe të deficitit buxhetor gjatë vitit, për të rritur efektivitetin e tyre dhe për të shmangur luhatjet që përqendrimi i tepërt i tyre mund të sjellë në treguesit ekonomikë e financiarë të vendit". Vetë guvernatori ka pranuar situatën ku ndodhet për momentin sistemi bankar, i cili nuk po jep kredi, por në të njëjtën kohë nuk ndjek sinjalet që po përcjell Banka Qendrore për të ulur interesat e kredive. Ai i bëri thirrje bankave të respektojnë këtë vendimmarrje. "Banka e Shqipërisë kërkon nga sistemi bankar respektimin e kësaj hallke të rëndësishme të mekanizmit të transmetimit. Në muajin prill, kredia për sektorin privat ishte 2.4% më e ulët se një vit më parë, duke vijuar, prej thuajse një viti, tkurrjen. Ecuria e dobët e kreditimit reflekton kryesisht rënien e financimit për bizneset". Marrja e statusit të kandidatit është cilësuar nga guvernatori Fullani si një përfitim që do të ketë vijim ekonomia jonë. Tregjet tona bëhen më të besueshme, çka do të thotë më tepër siguri për të ardhur dhe investuar këtu, por po ashtu vijnë edhe një sërë lehtësirash për biznesin tonë.