Ndjekje penale Dasho Alikos - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

Listës se personave te proceduar penalisht për ngjarjet ne Lazarat i bashkohet edhe kreu i komunës Dasho Aliko. Zyrtarisht nga policia behet me dije se Aliko po procedohet ne gjendje te lire, ndërkohe qe akuzat e ngritura ndaj tij janë tepër te renda. Nëse ato vërtetohen, Aliko rrezikon dënime mbi 25 vjet burg. Dasho Aliko dyshohet për vrasje te mbetur ne tentative ndaj punonjësve te policisë, organizim dhe drejtim i organizatave kriminale, moskallëzim krimi dhe për forma te veçanta bashkëpunimi. Policia i ka bere gati dosjen kryekomunarit te Lazaratit dhe ia ka kaluar Prokurorisë se Krimeve te Renda. Me herët nga kontrollet qe vijuan këtë te marte ne Lazarat, policia ka arritur te sekuestroje tonelata me droge dhe arme, te fshehura ne një tunel ne mal. Ne këtë tunel, forcat speciale zbuluan plot 5.8 ton boce kanabisi, te futura ne disa thasë. Ne total, u sekuestruan rreth 8 ton marijuhane si dhe qindra rrënje kanabisi. Ne duart e policisë kane rene gjithashtu arme e municione. Mes tyre edhe nje snajper i forcave speciale RENEA i rrëmbyer nga trafikantet gjate nje përplasjeje te ndodhur 16 vjet me pare. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi ka bere te qarte se operacionit te kontrollit do t'i shkohet deri ne fund. Ndërkohë sot, Gjykata e Krimeve te Renda ka dhëne masën e sigurisë arrest me burg 30 dite për Minush Brahimin, i akuzuar per goditje me arme ndaj policisë, armëmbajtje pa leje, prodhimi dhe shitje lëndësh narkotike dhe kultivim të lëndëve narkotike.