Reagimet e opozitës për statusin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shpalljes se vendimit pozitiv për statusin kandidat te Shqipërisë kane ardhur reagime edhe nga opozita. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se ky është një lajm shume i mire qe motivon gjithë shqiptaret. "Është fillimi i një rrugëtimi tjetër. Një stacion i rëndësishëm po përmbyllet më së fundmi por një stacion tjetër na pret, hapja e bisedimeve, përfundimi me sukses i të cilave çon drejt anëtarësimit të plotë të vendit në BE. Dita e sotme është një ditë fitoreje për europianistët, që përbëjnë shumicën dërrmuese të qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve të gjithë Shqipërisë. Edhe ish-kryeministri Berisha, e konsideroi një hap te madh drejt Europes këtë arritje ndërsa falënderoi administratën qe punoi gjate qeverisjes se tij, per punën e kryer, e qe sipas tij solli edhe "PO-ne" per statusin. Berisha nuk la pa akuzuar kryeministrin Rama si fajtorin kryesor për mos marrjen e statusit vitin e kaluar. Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e ka quajtur vendimin si nje kurorëzim te 8 viteve pune dhe përpjekjesh te palodhura. Ndërsa ish kryeparlamentarja Topalli, përpos urimeve, ia ka atribuuar te gjitha meritat e këtij progresi, ish kryeministrit Berisha.