Fyle: Urime për statusin! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria merr statusin e vendit kandidat. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, vendosën unanimisht gjatë takimit të Këshillit të Punëve të Përgjithshme në Luksemburg, që vendi jonë ta kapërcejë këtë fazë që na afron me anëtarësimin në union. Vendimi i kryediplomatëve europianë u njoftua përmes një postimi në "Twitter" të komisionerit për Zgjerimin në BE, zoti Stefan Fyle, i cili është shprehur në shqip dhe anglisht. "Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë." Para nisjes së takimit, kryediplomatët europianë dhanë vetëm sinjale pozitive. Para nisjes së takimit, kryediplomatët europianë dhanë vetëm sinjale pozitive. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, u shpreh optimist për një vendim pozitiv nga shtetet anëtare. Pyetjes së gazetarëve nëse ministrat kanë arritur kompromisin për Shqipërinë, Venizelos iu përgjigj:  "Shpresoj që po. Ky është gjithmonë qëllimi dhe misioni institucional i Presidencës së Këshillit." Ndërsa shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Zhan Aselborn, vendit mikpritës të tryezës, ishte edhe më optimist.  "Ne do të bëjmë më të mirën. Besoj se është e mundur. Në takim ne do të përpiqemi të gjejmë konsensus dhe do ta arrijmë atë."  "Është themelore që t'i japim Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe të përshpejtojmë pranimin", tha Sandro Goci, zv.sekretar për marrëdhëniet europiane, në Itali. Takimi i Luksemburgut i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian do të zgjasë disa orë. Ndërsa pasdite, përmes një konference për mediat të Presidencës greke dhe Komisionit Europian, pritet të zyrtarizohet vendimi për Shqipërinë.