Lazarat, Dasho Aliko: Të largohen policët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shtetit vijon edhe këtë të hënë operacionin në fshatin Lazarat tashmë prej datës 15 Qershor. Mbi 3 ton marjuanë është gjetur dhe asgjësuar pas kontrollit të 50 banesave dhe ambienteve të tjera. Policia ka deklaruar gjithashtu se një vëmendje e veçantë i është kushtuar gjetjes dhe grumbullimit të armëve, ku edhe janë sekuestruar rreth 100 arme zjarri. Por aksioni nuk ka kursyer as kazinonë në qendër të Lazaratit, ku janë sekuestruar 19 makineta lojëra fati. Banoret e Lazaratit pas 23 vitesh jetese duke kultivuar drogë, tani ankohen se nuk kanë punë, dhe kërkojnë që shteti t'iu sigurojë mënyra të reja të ligjshme jetese. Ndërkohe në emër të kapërcimit të kësaj situate, kur jeta në fshat është paralizuar, kryetar i komunës së Lazaratit ka organizuar një takim me disa prej banorëve të fshatit. Por, thelbi i deklaratave të tyre ka qenë largimi i policisë nga fshati. Por, drejtuesit e policisë që janë në krye të aksionit në Lazarat sqarojnë për Vizion Plus se largimi i uniformave blu nga Lazarati nuk është në dëshirën e banorëve, për sa kohë në fshat ka ende drogë, armë dhe persona të rrezikshëm për komunitetin. Më herët gjatë ditës Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, arrestoi në flagrancë Inspektorin Lorenc Alia, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Gjirokastër. Ai akuzohet se gjatë operacionit policor në Lazarat ka shpërdoruar detyrën, duke abuzuar me qëllim përfitimi gjatë procesit të shoqërimit dhe sekuestrimit të automjeteve të dyshuara. Ndërkohë, një grup pune do të monitorojë çdo veprim të strukturave të policisë gjatë operacionit në fshat. Arrestimi i policit, pasoi prangosjen e një 50-vjeçari në banesën e të cilit u gjetën armë si dhe lëndë narkotike. Me këto dy arrestime, shkon në 22 numri i personave të prangosur në operacionin e nisur prej ditësh.

Free Traffic Exchange