Kontrolli mjekësor falas - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mjekët e familjes kanë nisur punën në terren për të ndërgjegjësuar qytetarët nga 40-65 vjeç për Check Up-in falas. 850 mijë persona përfshihen në këtë iniciativë që do të jap për herë të parë të dhëna për gjendjen shëndetësore dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Mungesa e kulturës shëndetësore i çon shqiptarët te mjeku vetëm kur kanë dhimbje. Mjekët e familjes na tregojnë se pacientët vijnë me sëmundje kronike në fazë të avancuar. Mjeku i familjes është hallka e parë ku duhet të drejtohemi në rast sëmundjeje. Por shpesh ai neglizhohet pasi pacientët shkojnë në spital pa respektuar sistemin e referimit. Ndaj ministria e shëndetësisë së bashku me ambasadën amerikane kanë bashkëpunuar për mirëmbajtjen e qendrave shëndetësore. Rreth 30% e pacientëve që i drejtohen spitaleve nuk kanë rekomandim nga mjeku i familjes apo ai specialist.