Rikthehet qetësia në Mitrovicë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehet qetësia në Mitrovicë, një ditë pas përleshjeve mes policisë dhe tubuesve të shqiptarëve të kosovës të cilët kundërshtonin vondosjen e barrikadave me vazo lulesh mbi urën e lumit ibër. pavarësisht tubimit, bllokadat mbeten ende mbi urë, duke bllokuar lëvizjen e lirë në dy anët e qytetit. Sikurse konfirmon zyrtarisht policia e kosovës nga përplasja e një dite më parë janë lënduar 13 pjestarë të policisë, pas breshërisë së gurëve që vinin nga qindra tubues. Uniformat blu kanë ndaluar 10 të rinj të cilët kishin kundërshtuar rreptësisht policinë. Ata mendohet se janë dhe përgjegjësit për përfshirjen nën flakë të të paktën gjashtë makinave. Mënyra se si policia e kosovës menaxhoi situatën në terren  është përshëndetur dhe nga njësitë e KFOR-it dhe Eulex-it.