1 vit pas zgjedhjeve të 23 qershorit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 do te shënonin rikthimin e socialisteve ne pushtet pas 8 viteve ne opozite. 8 vite te gjata mes betejash parlamentare, protestash qytetare e deri greva urie qe kerkonin ndryshimin e qeverisjes. Aleanca e 1 prillit me ish- bashkëpunëtorin dhe me pas kundërshtarin politik Ilir Meta do te rezultonte e suksesshme, duke i dhene te majtës se bashkuar afro 1 milion vota dhe gati nje shumice absolute ne parlamentin shqiptar. Pavarësisht toneve shpesh te ndezura dhe akuzave te ndersjellta gjate fushates elektorale, e djela e zgjedhjeve me 23 qershor u mbyll e paqte. I vetmi moment qe u duk se rrezikoi te njolloste procesin ishte vrasja e nje simpatizanti te LSI-së ne nje KZAZ ne Laç dhe plagosja e kandidatit te partisë Demokratike Mhill Fufi. Por qetësia dhe mbarëvajtja qe karakterizoi ne tërësi procesin e zgjedhjeve beri qe kjo ngjarje e rende te mbetej e izoluar dhe palet politike te kapërcenin tensionet e krijuara per shkak te saj. Zgjedhjet morën menjëherë nje vleresim pozitiv nga faktori ndërkombëtar dhe organizatat qe i vëzhguan ato ne terren.

Free Traffic Exchange