Legalizimet, rinisin aplikimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"I kam bërë të gjitha, por nuk di a do të jenë të vlefshme, si do veprohet me tej s'ka informacion, etj. Këtë dilemë e kanë edhe shumë individë të tjerë të cilët vite më parë kanë bërë vetëdeklarimet. Por sipas të dhënave çdo vetëdeklarim i bërë në vite dhe që është i ruajtur në dosjet e Aluizni-t do të jetë i vlefshëm. Por qytetaret që nuk i kanë bërë vetëdeklarimet do të bëjnë një kërkesë apo aplikim me të dhënat e objektit pa leje dhe më pas do ta dorëzojnë atë në zyrat e Aluzini-t. Drejtues të Auzini-t thonë se pas këtij hapi, do të jenë grupet e punës  ata të cilët do të verifikojnë në terren objektet. "Me hyrjen në fuqi të ligjit të ndryshuar, pas 2 javësh do të nisin edhe plotësimet e kërkesave që ne do t'i njoftojmë." Si për shtëpitë pa leje edhe për shtesat në pallate do të legalizohen vetëm ato të kryera deri në 2009. Por në të gjithë këtë proces të ndërlikuar të legalizimeve, qytetarët duken ende skeptikë për përfundimin e tyre të shpejtë.

Free Traffic Exchange