Çfarë i rrezikon sytë e fëmijëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lojërat virtuale zëne pjesën me te madhe te argëtimit te fëmijëve, pa llogaritur ndikimin e tyre ne shëndetin e te miturve. Sot shtate ne dhjete fëmijë shqiptare kane probleme me shikimin. Mjeket okuliste kane verifikuar tek fëmijët e moshës 4 deri 7 vjeç, dëmtim te shikimit dhe devijime te syve ose siç njihet ndryshe 'strabizem'. Per specialistet një nga shkaktaret kryesore te rritjes se problemeve okulistike tek fëmijët është përdorimi i tepruar i telefonave celulare, kompjuterit dhe televizorit prej tyre. Tashme çdo fëmijë para hyrjes ne klase te pare duhet te kaloje testin tek mjeku okulist. Ky është viti i dyte qe aplikohet një procedure e tille. Por meqenëse regjistrimet për klasat e para po kryhen ditët e fundit te qershorit edhe ne poliklinika kane nisur vizitat okulistike te fëmijëve. Mjeket shfrytëzojnë rastin dhe u bëjnë apel prindërve se fëmijët nuk duhet t'i lejojnë me shume se 30 minuta para televizorit, kompjuterit apo pajisjeve te tjera. Pas marrjes se vërtetimit nga mjeku okulist, kalendarit te kryerjes se  vaksinave dhe vërtetimit per kryerjen e kopshtit, fëmijët 6 -7 vjeçare mund te regjistrohen vetëm pranë shkollave ku ata banojnë.