Florenc Hoxha në arrest shtëpie - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrest shtëpie për Florenc Hoxhën dhe detyrim paraqitje për Zyhdi Dajtin. Këto kanë qene masat e marra nga Gjykata e Tiranës për dy të arrestuarit, për shpërdorim detyre. Kreut të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik vendor pranë Bashkisë së Tiranës, iu caktua masa e arrestit në shtëpi ,vendim i cili ka ngjallur entuziazëm jashtë dyerve të gjykatës, te personat që kishin ardhur për ta mbështetur. Edhe pse prokurori i çështjes ka këmbëngulur për arrestin me burg duke pretenduar se behet fjalë për një person që ka rrezik të prishe provat, avokati mbrojtës, deklaroi se prokuroria nuk ka asnjë provë të pakundërshtueshme ndaj Hoxhës. Pas vendimit për Florenc Hoxhën, në gjykatën e Tiranës është sjellë edhe Zyhdi Dajti. Për kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, u vendos vetëm detyrim paraqitje. Kreu i INUK u vetëdorëzua një ditë më parë në komisariatin e Vlorës ku ndodhej për një aksion, pasi Gjykata kishte nxjerr urdhër arresti nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dajti akuzohej se kishte ndaluar punimet për zgjatimin e bulevardit kryesor të Tiranës si dhe kishte penguar ndërtimin e një objekti në Rrugën e Elbasanit.