http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbarëvajtja dhe sigurimi i turistëve është një nga nismat e marra pak kohë më parë nga Ministria e Turizmit për këtë sezon të ri turistik. Vetë Ministrja e Turizmit ka nisur monitorimin e këtij plani, të cilin e ka nisur nga plazhi i Shëngjinit në Lezhë. Sipas Eglantina Gjermeni këtë vit siguria dhe kontrolli në plazhe do të jetë më i madh dhe se kërkon një vëmendje të veçantë.Më herët gjate takimit me kryetarin e kësaj komune Salvador Kaçaj, pati dhe debate për mos ndërhyrjen në vite në ndihmë të pushuesve te Shëngjinit.Një javë më parë Shëngjini çeli sezonin turistik, si dhe inauguroi bustin e At Zef Pllumit në shëtitoren e komunës.