http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje paraardhësit të tij Sali Berishës i cili u përjashtua 10 ditë nga punimet e Kuvendit për fyerje ndaj deputetëve; duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se përdor një fjalor të papranueshëm ndaj grave. Kryetari i PD-së, Basha ka shfrytëzuar takimin me demokratët e Kuçovës në kuadër të zgjedhjeve në parti, për të theksuar se opozita nuk do të pranojë të ketë në pushtet persona që poshtërojnë bashkëpunëtoret. "Lideri është simboli që reflekton Shqipërinë, e një kombi që krijon modelin e sjelljes së bashkëpunëtorëve të vet. A na përfaqëson ne një njeri që përdor gjuhën më të ulët ndaj grave, ndaj zonjave, që prek dinjitetin e familjeve të tyre, që i lë me orë në pritje për t'i sfiduar aleatët, apo që ju mban leksione fyese europianëve. Përmes transparencës, ne do t'i vëmë fre këtij tipi pushtetari që kërkon pilula antidepresive për vendin dhe do ta bëjmë këtë para se depresioni i tij të kthehet në depresion gjithëkombëtar". Kjo deklarate e liderit te opozitës është në të njëjtën linjë me deklaratat e ish-kryeministrit Berisha i cili sqaroi se sharjet ndaj bashkëshortes së ministrit Erjon Veliaj ishin artikuluar nga Kryeministri Rama dhe ai vetëm sa i citoi.