Lazarat; zbulohet një tjetër bazë lufte, kërkohen autorët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo fundjavë ka ardhur e qetë në Lazarat ndërsa fshati që përjetoi një betejë disa ditore mes grupeve kriminale dhe policisë e forcave speciale, duket se i është kthyer rutinës së përditshme. Një normaliteti në fakt të pazakontë, pasi në fshat ka prani të madhe të policisë së shtetit që po vijon aksionin për asgjësimin e parcelave dhe hapësirave të mbjella me kanabis. Që në mëngjes kanë filluar kontrollet nëpër banesa ndërsa sipas informacioneve të policisë në 15 të tilla vetëm sot janë 3 ton marijuanë, 230 bimë narkotike, 1 automatik, 3 granata si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh. Çdo prove e gjetur është fotografuar ndërsa në terren ndodhen edhe prokurorët që po administrojnë provat e krimit që ka lënë gjurmët e tyre në Lazarat.Gjatë ditës së sotme, policia mori në kontroll depon e ujit mbi fshat, një prej bazave prej nga qëllohej nga kriminelët që qëllonin policinë dhe terrorizuan fshatin për disa ditë. Në këtë bazë është gjetur një arsenal armatimesh ndërsa po identifikohet identiteti I personave që e kanë përdorur atë. Gjatë aksionit që filloi në fillim të javës në Lazarat janë asgjësuar 108 rrënjë bimë narkotike dhe fidanë, si dhe janë sekuestruar mbi 34 ton kanabis sativa. Gjatë kontrolleve në shtëpitë e Lazaratit janë gjetur dhe 4 laboratorë, nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë. Policia në këto ditë ka kontrolluar territoret e mbi 250 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 18 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone