Me dy Universitete, por pa punë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me dy diploma universitare në xhep dhe punon në Call Center. Madje Denisa Koçin e takuam në zyrat e punësimit, ku kërkon një punë tjetër, me këtë arsyetim. Një tjetër realitet ka ky 31-vjeçar i sapokthyer nga emigrimi. Ai ka punuar pak nga gjithçka dhe tani nuk ka kualifikim për asnjë zanat. Stenda e zyrës së punës në Tiranë është e mbushur me oferta. Vetëm dy prej tyre janë fasoneri, ndërsa të tjerat duan kualifikimin më së shumti të një zanati. Disa aktivitete kanë afishuar edhe pagat, që nisin nga 35 mijë leke të rinj. Por problem mbetet përputhja e ofertës me kërkesën. Vetëm në Tiranë ka të regjistruar mbi 17 mijë persona të papunë, që do vijojnë të mbeten të tillë nëse nuk marrin një zanat apo se paku të bëjnë një trajnim mbi profesionet që ofrojnë vende të lira.

Free Traffic Exchange