Rama: I shkojmë deri në fund Lazaratit - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-26 0

"Përgëzime dhe mirënjohje gjithë trupave të Policisë së Shtetit". Në deklarimin e parë nga selia e qeverisë, në përmbyllje të fazës së parë të aksionit në Lazarat, kryeministri Edi Rama ia ka atribuar suksesin Policisë së Shtetit, për atë që cilësoi si aksionin më të rrezikshëm të këtyre viteve.