Meta - Paloka për përjashtimin e Sali Berishës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përjashtimi me 10 ditë i ish-kryeministrit Sali Berisha nga Parlamenti për fjalorin e përdorur në seancë plenare, vijoi të ngacmonte edhe këtë të premte politiken. Kryeparlamentari Ilir Meta dhe kreu i grupit demokrat Edi Paloka kanë replikuar në distancë në lidhje me vendimin që penalizoi ish-Kryeministrin. Paloka beri direkt përgjegjës Metën për përjashtimin e Berishës dhe e akuzoi atë se po aplikon një standard të dyfishtë në Parlament. Vendimi për përjashtimin 10-ditor të ish-kryeministrit Berisha nga seancat plenare erdhi pas fjalorit banal të përdorur prej tij në foltoren e Parlamentit në drejtim të ministrit Erion Veliaj.