Rama: Çliruam Lazaratin! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka folur per here te pare per Lazaratin ne përfundim te aksionit 5-ditor te policisë. Ne nje konference per shtyp kryeministri Rama nuk e ka fshehur krenarinë per kete sukses te qeverise qe ai drejton e cila ndryshoi nje realitet 20-vjeçar te paprekshmërisë se krimit ne fshatin e famshëm te Lazaratit. "Krimi e kishte shpallur Lazaratin Republikë më vete dhe e kishte kthyer në një njollë turpi për policinë e Shqipërisë, pasi kriminelët kishin lidhje me politikën e vjetër. Nuk është më Republikë turpi, është një fshat si gjithë të tjerët. Ajo zonë ishte e pushtuar prej 20 vitesh nga krimi, qytetarët nuk janë më peng i martesës së tejzgjatur të krimit me politikën". Ne përfundim te punës se policisë apeli i kryeministrit Rama është drejtuar nga organi i akuzës per te zbardhur çdo fije te rrjetit kriminal, qe sundonte kete pjese te territorit te Shqipërisë. "E mbyll me nje thirrje te forte per Llallen qe te angazhoje veten dhe forcat e shëndetshme per t'i shkuar deri ne fund fazës kyç te këtij operacioni per zbardhje te kësaj çeshtjeje dhe zbardhje te çdo qindarke te këtyre kriminaleve qe duhet te marrin ate qe meritojnë". Nderkohe, duke iu drejtuar banoreve te fshatit Lazarat lideri i maxhorances ka premtuar te gjithë vëmendjen e qeverise për te ndryshuar historinë e këtij fshati. Pas betejës kundër kultivimit te lendeve narkotike, kryeministri Rama e ka beret e qarte se betja e radhës eshte lufta ndaj korrupsionit ne sistemin e drejtësisë. "Per t'u marre me Lazaratin tjeter, ate te shtrire ne te 4 anet e vendit permes sistemit gjyqësor, fale prokuroreve dhe gjyqtareve qe nuk kane asgjë te përbashkët me misionin apo aspiratën e shkruar nga nje popull i tere qe nuk e përmbysi diktaturën komuniste per te rene pre e diktaturës se korrupsionit". Edhe pse ne dy dekadat e fundit shteti ka tentuar disa here te luftoje fenomenin e lendeve narkotike ne Lazarat; ky eshte i pari aksion i suksesshëm ne këtë fshat.

Free Traffic Exchange