Dëmet nga puna në të zezë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e një tregu formal të punës në vend i shkakton një dëm të madh buxhetit të shtetit. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Inspektorati Shtetëror i Punës që nga muaji nëntor e deri më tani, janë gjetur me shkelje 2300 subjekte private. Këto biznese kanë punësuar në të zezë rreth 5 20 0mijë punonjës duke i sjellë shtetit një dëm ekonomik prej 32 milionë e 250 mijë lekë qe nga muaji nëntor. Për ministrin Erion Veliaj formalizimi i tregut të punës dhe siguria dhe kushtet në vendin e punës do të shkojnë drejt standardeve evropiane. Dhe në këtë drejtim zbatimi i ligjit mbetet një nga sfidat kryesore të qeverisë. Hapat e parë në përmirësimin e sigurisë tashmë janë hedhur. Në industritë e rënda ISHP ka vendosur shërbimin mjekësor me kohë të plotë. Ndërsa ka pezulluar 6 subjekte në sektorin e ndërtimit për mungesë të kushteve të sigurisë.

Free Traffic Exchange