Kosova, sytë nga Kushtetuesja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova është në pritje të vendimit të gjykatës Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë apo jo të koalicionit paszgjedhor mes AAK-së, LDK-së dhe Nismës. Kjo pasi balancat politike nuk kanë ndryshuar as pas numërimit të votave me postë e ato me kusht, ku partia e Behgjet Pacollit, Akr-ja ka mbetur serish jashtë parlamentit. Ky fakt, ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht nga KQZ-ja është bere i ditur nga mediat në Prishtinë. Ata theksojnë se AKR-ja nuk e ka kaluar pragun pasi ka marre gjithsej 1063 vota nga mbi tre mije qe i duheshin. Pas debatit politik, presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga ka kërkuar interpretimin nga gjykata Kushtetuese lidhur me nenet 84 dhe 89 të ligjit themeltar të shtetit. Ky fakt është përshëndetur dhe ka ambasadorja e Shteteve te Bashkuara në Prishtinë Jakobson, e cila i ka kërkuar partive politike që në çdo rast të respektojnë vendimin e kësaj gjykate.

Easy Viral Banner Traffic