Rishikim kontratës së skanimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti i Konkurrencës i rekomandon Ministrisë së Financave që të rishohë kontratën me kompaninë Rapiscan Security, e cila ka fituar të drejtën ekskluzive për të bërë skanimin e kontenierëve në dogana proces ky qe nuk ka nisur ende. Nëse nis zbatimi një biznes qe të kalojë mallin në doganë duhet të paguajë një tarifë 39 euro për çdo deklaratë doganore që plotëson, dhe më pas skaneri verifikon nëse ka mall kontrabandë ose jo. Pikërisht këtu Autoriteti thotë se këtë shërbim duhet ta ofrojë shteti. Lindita Milo, kryetare e autoritetit të konkurrencës se kontrata është në kundërshtim me vetë marrëveshjen e stabilizim asociimit që Shqipëria ka bërë me Bashkimin Europian. Gjergji Gjika, kryetari i dhomës së fasonëve thotë se biznesi që preket më shumë është pikërisht ai material porositësve. Fasonët mesatarisht plotësojnë 10 deri në 15 deklarata doganore në muaj, çka i bie që çdo biznes të paguajë 400 deri në 600 euro në muaj vetëm për skanimin. Autoriteti i Konkurrencës shpjegon se rekomandimi po vjen tani, pasi më parë asnjë prej institucioneve përgjegjëse nuk ka kërkuar të dijë mendimin e tij, edhe pse ka qenë një detyrim ligjor. Në momentin që Ministria e Financave po risheh këtë kontratë, ky rekomandim mund të bëhet i vlefshëm. Financat tashmë janë në proces negociatash me kompaninë Rapiscan, dhe po përpiqen që të gjejnë një zgjidhje të ndërmjetme. Në të kundërt zgjidhja e kontratës së miratuar ne parlament ne mars te vitit 2013, pak muaj para zgjedhjeve rrezikon të çojë qeverinë arbitrazh ndërkombëtar dhe të gjobitë shtetin tonë. Nga ky koncesion kompania private llogaritet të përfitojë afro 20 milion euro në vit.

Free Traffic Exchange