Suedia: Votë pro statusit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Suedia ben edhe nje here te qarte se do te votoje pro dhenies se statusit te kandidatit Shqipërisë ne 23 qershor. Ne studion e emisionit "7 pa 5" i ngarkuari me pune i Suedise ne vendin tone Patrik Svenson theksoi se Shqipëria i ka bere detyrat e shtëpisë dhe per kete arsye duhet te shpërblehet me statusin. Sipas Svenson edhe aksioni i fundit i policisë ne Lazarat eshte nje tregues qe përforcon nje qasje tjeter te qeverise ne luftën kundër krimit te organizuar dhe trafiqeve. Svenson ishte optimist se edhe vendet e tjera anëtare do te dëgjojnë rekomandimin e Komisionit Europian dhe do t'i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat.