Berisha fyen familjen Veliaj, përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare ish-kryeministri Sali Berisha eshte perjashtuar 10 dite nga punimet e Kuvendit per shkak te sharjeve qe ka artikuluar ndaj anetareve te kabinetit qeverises. Edhe pse kjo nuk eshte hera e pare qe ish-kryeministri fyen deputetet sharjet e tij ndaj bashkëshortes se Erjon Veliajt jane bere shkak qe byroja te marre mase ndaj tij. Kjo situate ka detyruar kryetarin e Kuvendit meta te nderprese seancen dhe te therrase mbledhjen e byrose per te marre mase ndaj ish-kryeministrit, por vendimi eshte cilesuar i padrejte nga partia Demokratike. Pas largimit te opozites nga seanca ka reaguar edhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj. Edhe bashkëshortja e Erjon Veliajt, Ajola Xoxe, e cila u be objekt sharjesh ne parlament ka reaguar ne rrjetin social facebook. "Me ka kapur nje neveri e papërshkrueshme per nivelin e shpifjes qe mund te arrije Berisha! Sa turp qe nje burre ne moshen e tim gjyshi gënjen dhe shpif kaq pa cipe." shkruan Ajola Xoxe.

Free Traffic Exchange