https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Votë "gjermane" për statusin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Zoti Rama ju e dini, që unë nuk mund t'jua them këtë vendim përpara këtij takimi, ai do të merret të hënën mes Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, por më lejoni t'ju siguroj që ne do të japim mbështetjen tonë për këtë vendim. Ai duhet të merret në mënyrë unanime, për t'u vendosur përfundimisht më pas në fund të muajit në Këshillin Europian. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Europën në tërësi, dhe me siguri, zoti Rama, edhe një nxitje e mëtejshme për të vijuar më tej punën tuaj, para së gjithash për ta vijuar me vendosmëri atë, në kuadër të reformave që do të vazhdojnë të jenë të nevojshme, sikurse është lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike". Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama tha se Shqipëria do t'i përgjigjet me reforma mbështetjes se Gjermanisë.  "Ne do të bëjmë gjithçka që ta justifikojmë këtë mbështetje të madhe që Gjermania po na jep. Po ashtu, ne do të dëshmojmë se nuk duam as lëmoshë, nuk duam as që të hyjmë në Bashkimin Europian përpara se ta meritojmë plotësisht, por duam thjesht dhe vetëm që Bashkimi Europian të mos ta harrojë se ka një Europë brenda Bashkimit Europian, ka edhe një Europë në pragun e Bashkimit Europian. E, ne jemi europianë, po aq sa ç'jeni ju, pavarësisht se nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian". I pyetur për aksionin në Lazarat, Rama tha se qeveria është e vendosur që të shtrije sundimin e ligjit në këtë zonë.  "Ky aksion është në fakt një moment kulminant i kësaj beteje, që siç e ka theksuar edhe Progres--Raporti, ka shënuar përparime të jashtëzakonshme në rezultate. Sepse ky aksion ka 20 vjet që mungon, vonon, nuk ndodh, ndërkohë që zona që ju flisni është bërë një burim kryesor i perceptimit negativ për Shqipërinë në Europë dhe në botë. Ne jemi hedhur në këtë aksion dhe do të ndalojmë vetëm kur kjo zonë të fshihet përfundimisht nga harta europiane dhe botërore e kultivimit dhe trafikimit të drogës. E, pa as më të voglin dyshim, do të kthejmë në atë zonë normalitetin, duke vendosur plotësisht sundimin e ligjit". Kreu i qeverisë shqiptare qëndroi në Berlin për të lobuar për një përgjigje pozitive rreth statusit të kandidatit, vendim ky që do të merret nga Këshilli Evropian. Gjermania ishte një nga pese shtetet në dhjetor që kërkuan më shumë kohë për të parë angazhimin e qeverisë së re sa i takon reformës në drejtësi dhe luftës kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Free Traffic Exchange