Shkup, votëbesimi i qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa vendi ndodhet në një krizë politike, me opozitën që nuk njeh rezultatin zgjedhor, parlamenti në Maqedoni votëbeson koalicionin qeveritar mes VMRO-DPMNE dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Kabineti i ri përbëhet nga kryeministri Gruevski dhe 25 ministra nga të cilët 7 janë pa portofol. Sa i takon ndarjes së posteve ministrore, partia më e madhe në vend VMRO-ja ka 14 ministra, ndërsa partia shqiptare ka 11 përfaqësues në kabinet. BDI-ja mban postin e zëvendëskryeministrit për marrëveshjen e Ohrit atë të zëvendëskryeministrit për eurointegrime dhe ministritë e Drejtësisë, Ekonomisë dhe Arsimit. Ndërkohë, pasditen e sotme lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski përmes një komunikate ka ftuar për dialog liderin e partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev. Kjo ftesë behet  me qëllim zgjidhjen e krizës në vend, pasi Maqedonia ndodhet në një moment deçiziv sa i përket integrimit në NATO dhe në Bashkimin Europian.