Holanda vendos pro statusit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Holanda do te votoje pro statusit te kandidatit per Shqipërinë. Vendimi eshte marre sot nga parlamenti holandez duke rritur dukshëm shanset e Shqipërisë per nje vendim pozitiv te Këshillit Europian javen e ardhshme. Mbeshtetja e Holandës e cila ne dhjetor kerkoi me shume kohe eshte përshëndetur ne parlament nga kryeministri Edi Rama, por edhe nga opozita. Por ndersa Shqipëria ka fituar mbështetjen e Holandës duket se procesi i marrjes se statusit te kandidatit po ndërlikohet nga probleme dypalëshe qe nuk kane lidhje me detyrimet e vendosura nga Komisioni Europian. Spanja dhe Çekia jane dy shtete anetare te BE qe sjelle ne tryezën e e integrimit çeshtje bilateral dhe ende nuk jane shprehur se çfare vendimi do te marrin per Shqipërinë; dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ashtu si dhe ministri i Jashtëm Bushati kane bere apel qe integrimi te mos ngatërrohet me çeshtjet dypalëshe. "Spanja ka shfaqur disa problematika por ende nuk eshte pozicionuar, por Shqipëria duhet te vlerësohet per reformat dhe jo per çështjet dypalëshe". Ne datat 23-24 qershor do te zhvillohet ne Luksemburg, keshilli i Ministrave i cili do te marre vendimi nëse Shqipëria do ta marre apo jo statusin e vendit kandidat.

Free Traffic Exchange