Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur sërish i bindur, se koalicioni që ai përfaqëson do të mandatohet për krijimin e qeverisë së re. Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, Thaçi tha se po presin çertifikimin e rezultateve për të ndjekur hapat e tjerë.