Rama në Berlin për statusin e kandidatit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Statusi i kandidatit është një lloj pilule antidepresive për shoqëritë që kanë nevojë të kenë shpresë, ndërkohë që nuk janë plotësisht të gatshme të bëhen pjesë e BE dhe madje, as të hapin negociatat". Bashkimi Europian, nënvizoi kryeministri është jo thjesht vizion për Ballkanin, por edhe domosdoshmëri për shoqëritë dhe vendet e një rajoni që, pas një të kaluare të hidhur, jeton vitin e parë pa konflikte. "Kështu të mos e japësh statusin, sipas këndvështrimit tim është plotësisht e paarsyeshme. Ta japësh statusin është jo vetëm e arsyeshme por, do të thotë që është si të japësh praktikisht pothuajse asgjë dhe të përfitosh shumë më tepër. Përfiton ndërtimin e shpresës dhe besimit të njerëzve në të ardhmen, në një zonë shumë të vështirë, për shkak të problemeve ekonomike, të papunësisë së lartë, problemeve sociale dhe, e fundit, por jo më e parëndësishme, mjafton të shihni një panoramë të asaj që po kalon Ballkani sot. Është një moment i veçantë në historinë tonë, i ekzistencës sonë mund të them, e cila është edhe më e madhe se vetë historia. Sepse për herë të parë që nga ekzistenca jonë si Ballkan, ne po jetojmë një vit pa konflikte, sepse rruga e paqes bëhet më e lehtë nëse u thua njerëzve se ka diçka shumë më të rëndësishme se konfliktet tona tradicionale, që është integrimi europian dhe Europa" Duke komentuar vendimin e Këshillit Europian në dhjetor, Rama tha se nga ky vendim nuk përfitoi as Europia as Ballkani, pasi integrimi është një marrëdhënie e dyanshme. Më 23 qershor krerët e shteteve anëtare të BE-së do të marrin një vendim për t'i dhënë ose jo statusin Shqipërisë.