Abuzime me titujt e pronësisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 200 hektarë tokë në vijën e parë bregdetare, si pyll, ranishte apo toka të pafrytshme në pronësi të shtetit janë shpërndarë si toka bujqësore në shkelje të plotë të ligjit. Bëhet fjalë për tituj pronësie të dhëne kryesisht në disa fshatra të Komunave Kryevidh, Golem dhe Gosë te Kavajes. Këto shkelje janë zbuluar nga Komisioni Vendor për Hetimin e Titujve të Pronësisë pranë Prefekturës së Tiranës. Në një takim me krerët e komunave dhe bashkive prefekti Sadi Vorpsi i ka bërë ata përgjegjshëm ndërsa nënvizoi se janë nën verifikim mbi 2000 akte pronësie. Komisioni ka zbuluar edhe shume shkelje lidhur me procedurat e plotësimit të dokumenteve. Pjesa më e madhe e komunave nuk kanë dorëzuar pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut regjistrin e titujve të pronësisë për tokat bujqësore për secilin fshat. Në funksion të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi ky raportim do të bënte të mundur rakordimin e punës dhe do të ishte një ndihmesë e madhe edhe për ALUIZNI-n, duke qenë se kur toka bujqësore rezulton e përfshirë në procesin e legalizimeve, sipas ligjit 9482, nuk mund të plotësohet me AMTP. Aktualisht në këto zona turistike, janë shfuqizuar dhe i janë kthyer në pronësi të shtetit brenda 2 muajve, një sipërfaqe prej rreth 133 mije m2. Verifikimi i titujve të pronësisë nga Komisioni do të vijojë deri më 30 qershor 2016.