http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partizani ka prezantuar sot një tjetër goditje në përpjekje për të rikthyer lavdinë e dikurshme. Këtë radhë nuk ka qene një lojtar por një emër shumë i njohur dhe i dashur për të kuqtë, Sulejman Starova, i cili merr detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm duke zëvendësuar Eduard Prodanin, tashmë këshilltar i Presidentit ne çështjet administrative. Starova me parë kishte mbuluar detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Kukësit e me pas të trajnerit. Rikthimi te të kuqtë ka një simbolikë tepër të veçantë për Starovën. Nën drejtimin e tij, Partizani do të fitonte titullin kampion për herë të fundit në histori në sezonin 92 - 93. Deri tani skuadra nga kryeqyteti ka prezantuar edhe 6 lojtarë të rinj për sezonin e ardhshëm.