Tregjet shqiptare kanë tashmë prodhuesit e parë me vulën e cilësisë 'Made in Albania'. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shpërndau çertifikata për 7 prodhues të verës, vajit të ullirit dhe mjaltit, duke garantuar kështu se këto subjekte respektojnë standarde të larta higjeno-sanitare dhe cilësi të lartë.