Lazarat, 850 policë avancojnë shtëpi më shtëpi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërhyrja e policisë më 4 autoblinda në Lazarat nga Kordhoca dhe Derviçani është shoqëruar me të shtëna armësh mesditën e sotme nga banorët e këtij fshati, ndërkohë që gjatë natës një efektiv i forcave të ndërhyrjes së shpejtë u plagos si pasojë e plumbave që vinin nga brendësia e fshatit. 800 forcave të policisë dhe atyre speciale i janë shtuar sot edhe 50 të tjera, ndërkohë që grupe policësh e forcash të ndërhyrjes së shpejtë po avancojnë në terren me kontrollet nëpër shtëpitë ku është mbjellë kanabis sativa. Krahas asgjësimit të drogës nga policia, gjatë natës lënda narkotike është djegur edhe nga vetë banorët që e kishin mbjellë atë. Në një prononcim për mediat, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Artan Didi, u shpreh se policia nuk do të tërhiqet nga misioni i saj dhe do ta mbyllë operacionin pa viktima. Policia ka arrestuar 6 persona, si të dyshuar për sulmin me armë e mortaja ndaj strukturave të shtetit si dhe të dhunës ndaj gazetarëve që pasqyrojnë situatën në Lazarat. Gjatë ditës së sotme, ka pasur të shtëna sporadike nga fshati Lazarat, ndërkohë që Polica e Shtetit nëpërmjet një apeli publik, u bën thirrje personave të armatosur që të dorëzojnë armët. Po ashtu, iu kërkohet gjithë banorëve të fshatit Lazarat, të kenë kujdes me lëvizjet, të bashkëpunojnë me policinë dhe të bëjnë të mundur identifikimin e elementëve kriminalë, që janë duke u konfrontuar me armë me policinë, duke njoftuar Policinë e Shtetit për identitetin e personave që po veprojnë në territorin e fshatit të tyre.

Free Traffic Exchange