Austria pro statusit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiperia do ta marre statusin e vendit kandidat ne fund te ketij muaji. Kjo eshte bindja e austrise qe eshte percjelle ne tirane nga ministri i Jashtem dhe ai i Drejtesise austriake. Gjate nje konference per shtyp me shefin e diplomacise shqiptare, ministri i Jashtem austriak, Sebastian Kurz, sqaroi iniciativën e tij per te lobuar ne favor te Shqipërisë, duke theksuar se qeveria i ka realizuar reformat e kërkuara nga vendet anëtare. Shefi i diplomacisë austriake vlerësoi edhe ndërhyrjen e qeverise ne Lazarat. Ndërkohë Ditmir Bushati deklaroi se raporti i Komisionit Europian eshte argumenti me i forte per reformat e qeverise, por vendimmarrja i takon vendeve anëtare. Pak dite me pare, ministri i Jashtëm i Austrisë i nisi nje letër Baroneshes Ashton dhe Greqisë, si vendi qe mban presidencën e radhes se BE ku kërkonte dhenien e statusit te kandidatit Shqipërisë. Kjo leter mori mbështetjen e 17 vendeve anëtare.

Free Traffic Exchange