Ligji për hetimin e policëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumica në Komisionin e Ligjeve ka vendosur që struktura dhe organika e shërbimit të kontrollit të brendshëm, që është përgjegjës për zbulimin dhe hetimin e çdo veprimtarie të paligjshme në radhët e policisë të miratohet nga Kryeministri. Deputetet socialiste kanë argumentuar se ashtu si për çdo drejtori të përgjithshme struktura nuk mund të jetë kompetence vetëm e Ministrit të Brendshëm siç është propozimi i ardhur nga qeveria. Edhe pse deputetet demokrate ishin pjesë e mbledhjes se Komisionit të Ligjeve oponenca për draftin ka ardhur vetëm nga deputetët e shumicës të cilët kanë kërkuar ndryshimin e shumicës së neneve përfshi edhe emrin e ri që merr Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Mazhoranca shprehu rezerva edhe për kompetencën e SHKB për të hetuar pasuritë e pajustifikuara të policeve, e cila sipas tyre është kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.