Java e parë, shorti i superligës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin për kalendarin e kampionatit 76 kombëtar të futbollit. Ashtu siç është vendosur kohë më parë, sezoni 2014-15 do të ketë 10 skuadra, do të zhvillohet në 36 javë në katër faza. Në shortin e hedhur nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, dhe shefi i garave Besnik Çela, u përcaktuan fillimisht pozicionet e dy skuadrave të kryeqytetit në Tiranë, që do të debutojnë në shtëpi në javën e parë dhe Partizani jashtë. Kampionet në fuqi të Skënderbeut, shorti i rezervoi skuadrën që sapo është ngjitur në superligë Elbasanin në fushën e këtyre të fundit. Nënkampionët e Kukësit janë mysafirë në "Loro Boriçi" kundër Vllaznisë, Flamurtari pret në Vlorë Teutën,Tirana sfidon një tjetër skuadër debutese Apoloninë ndërsa Laçi përballet me Partizanin. Ndërkohë në javën e dytë Tirana pret Flamurtarin. Të kuqtë e Partizanit përballen me Skënderbeun në javën e tretë ndërsa udhëtojnë drejt Kukësit një javë më vonë. Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në fazën e parë do të jetë në javën e 6. Një javë më vonë janë dy sfida interesante Skënderbeu-Tirana dhe Partizani-Famurtari. Në javën e 8-të luhet Tirana-Kukësi ndërsa në të 9-ën Kukësi-Flamurtari. Java e parë e edicionit të ri në futboll do të luhet në 23 gusht.