http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleati më i fortë i Kryeministrit Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka vendosur të mbyllë debatin e hapur nga një prej deputeteve të tij, Gjovalin Kadelit për ndryshimet në qeveri. Meta ka zgjedhur ti cilësojë personale deklaratat e Kadelit për një ministër të paaftë në kabinetin Rama, duke theksuar se vlerësimi i punës së ministrave është ekskluzivitet i Kryeministrit. Edhe pse në deklaratat e Kadelit për ndryshime në qeveri nuk janë përmendur emra ministrash, Ilir Meta për të dytën herë i ka dalë në mbrojtje Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahirit. Gjovalin Kadeli i cili u largua nga PD për t'iu bashkuar LSI-së pas zgjedhjeve deklaroi pak ditë më parë se deputetët e LSI-së do marrin një iniciativë, për ti kërkuar Kryeministrit Rama largimin e të paktën një ministri, për performancë të dobët e për mungesën e komunikimit me deputetët. Në 9 muaj e parë të qeverisë Rama, Kadeli është i vetmi zë që ka folur për ndryshime në qeveri.