http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka kritikuar punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit duke e përkufizuar atë si të pamjaftueshme, për të ndëshkuar abuzimet e ndodhura në administratën publike. Deputetet e majtë në komisionin e Ekonomisë shfaqen rezerva për punën e këtij institucioni, që sipas tyre ka qene edhe selektive. Por kreu i KLSH-së Bujar Leskaj teksa raportoi për veprimtarinë e tij gjatë 2013-s, i hodhi poshtë këto akuza ndërsa i konsideroi deputet e majtë si të painformuar. Ishin deputet demokratë ata që dolën në mbështetje të punës së KLSH, duke i konsideruara akuzat si politike. Gjatë 2013-s, Klsh ka evidentuar një dëm ekonomik që arrin në 15 miliardë lekë, nga të cilat 90 % vjen nga mos arkëtimi i garancisë nga kompania që do të privatizonte "Albpetrolin".