http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Britania e Madhe ende nuk ka vendosur për një vendim pro ose kundër dhënies së statusit të kandidatit për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Deklarata është dhënë gjatë një vizite nga Fieri e ambasadorit të Britanisë së Madhe Nicholas Cennon. Te paktën para gjysmë ore kisha nje telefonate me Londren, por ende nuk asnje vendim përfundimtar per dhenien ose jo te statusi Shqipërisë, ndersa çeshtja po diskutohet duke marre parasysh rregullat strikte te BE!" Ambasadori ka përgënjeshtruar edhe deklaratat e botuara ditët e fundit në mediat britanike në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërinë. Pyetjes se a ka mëdyshje në Londër për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë për shkak të frikës së skeptikëve për një dyndje të shqiptarëve atje ambasadori Cannon i është përgjigjur kështu: "Nese ne vitin 1991 ne Britani ka pasur vetem 50 shtetas shqiptarë, tani ky numer ka shkuar ne disa mijëra!! Ajo çka është shqetësuese për Britaninë në këto vite është se bashkë me fluksin e rritur në Britani kanë hyrë dhe janë krijuar disa elemente dhe organizata të krimit të organizuar dhe e trafikimit!" Ambasadori Cannon i bëri këto deklarata në ceremoninë e organizuar nga Bashkia Fier, me rastin e ditës kombëtare të Britanisë që përkon edhe me ditëlindjen e mbretëreshës Elisabet!