Thaçi, kandidati me i votuar në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga rezultatet paraprake është mësuar se partia Demokratike e Kosovës është subjekti politik më i votuar në shtetin fqinj gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit, po cili është politikani më i votuar në Kosovë? Në fakt, ka patur një përputhshmëri mes rezultateve të subjektit politike dhe votave për kandidatin, që do të thotë se partitë në vend identifikohen me liderin e tyre. Kreu i PDK-së Hashim Thaçi është figura më e votuar në këtë proces me mbi 125 mijë vota, i ndjekur nga lideri i LDK-së Isa Mustafa me mbi 20 mijë vota më pak. Edhe lideri i "Vetëvendosjes", e cila tashmë është konfirmuar si forcë e tretë politike në vend, duket se gëzon një popullaritet të madh në Kosovë, ai është votuar nga rreth 48 mijë votues. Ndërkohë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, sipas paktit paraprak të nënshkruar me Isa Mustafën dhe Fatmir Limajn është figura e katërt më shumë e votuar në Kosovë. Ai ka marrë gjithsej rreth 39 mijë vota. Ndërkohë, aksionet politike të Pacollit, partia e të cilit nuk kaloi pragun elektoral për te hyrë në kuvend përllogariten disa herë më të ulëta se disa deputetë të thjeshte të PDK-së.

Free Traffic Exchange