Nga ndalimi i fesë te, vizita e Papa Gjon Palit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për 23 vjet me radhë, Shqipëria nën drejtimin e regjimit komunist i shpalli luftë të hapur Zotit. Në vitin 1967 Enver Hoxha nisi goditjen dhe prishjen e të gjitha objekteve fetare, ndërsa më herët ishin burgosur dhe internuar dhjetëra klerikë të tre besimeve. Për më shumë se dy dekada, komunizmi shkëputi lidhjen e shqiptarëve me zotin dhe e shpalli vendin ateist. Pas viteve '90, rikthimi i fesë dhe e drejta e besimit në Zot ishte një nga ndryshimet e mëdha. Toka që kishte larguar Zotin u bekua në 25 prill të 1993 nga Papa Gjon Pali i Dytë. Menjëherë pas zbritjes nga avioni Ati i Shenjtë puthi tokën shqiptare. Pas më shumë se dy dekadash, Shqipëria ish-komuniste dhe ateiste i kthen sytë nga Zoti. I pari Papë që vizitonte Shqipërinë i shoqëruar nga Nënë Tereza, gjatë fjalës se tij në sheshin "Skenderbej" në Tiranë u foli shqiptarëve se pas asaj që kaluan duhet të shikonin përpara. Pas kesaj vizite nisi rimëkëmbja e feve në Shqipëri dhe rikthimi i besimit në Zot. Ndërsa  nga Vatikani, Papa Vojtila në përshëndetjet Urbi Et Orbi, në të gjitha gjuhët e botës përshëndeste edhe në gjuhën shqipe. Ndërkohë këtë shtator, vizita e paralajmëruar e Papa Françeskut do të jetë e dyta e Atit të Shenjtë në Shqipëri, pas asaj të Papa Vojtiles e cila riktheu besimin e shqiptarëve në zot.