http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e 19-të të grevës së urisë, një grup ish të përndjekurish politikë, pjesë e saj, janë pritur nga presidenti Nishani. Takimi është zhvilluar në presidencë dhe ka zgjatur rreth 45 minuta. Pas bisedës së zhvilluar pa praninë e medias, drejtuesi i grevës, Fatmir Hoxha, tha se kishte marrë premtimin e kreut të shtetit për angazhimin e tij ne zgjidhjen e kërkesave të tyre. Grevisti Hoxha nuk sqaroi se çfarë ndihme konkrete do të japë Presidenti për problemet e tyre, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Rama se ka shpërfillur protestën e tyre. Zoti Hoxha nuk sqaroi gjithashtu nëse greva e tyre e urisë do të vijojë apo do të ndërpritet por sipas tij, vendimi do të merret nga gjithë grevistet.